Lajme

Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar

05/04/2024 20:52
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë nderime të dëshmorëve të asaj ane.

Abdixhiku tha se bashkë me Hazirin bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, homazhe tek busti i Ibrahim Uruqit në Bresalc, e më pas edhe vizitë familjes së tij.

“Nderuam po ashtu dëshmorët Hanumshahe e Tefik Zymberin Vizituam familjen e Nuri Idrizit; një veprimtar i madh i lëvizjes për liri e pavarësi. Vizituam familjen Avdiu; e po ashtu dhe Bashkësinë Islame, si shenjë e nderimit e respekti.Në fund mbajtëm takim mobilizues me strukturën tonë në Gjilan” shkruan Abdixhiku në Facebook raporton Gazeta Blic.

Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, tha se me qytetarët po flasin hapur e po marrin mbështetje për programin e tyre kombëtar.

Postimi i plotë: