Lajme

Abdixhiku në fshatin Ngucat të Malishevës: Së bashku mund ta bëjmë Kosovën një vend të jetueshëm ku familjet kosovare qëndrojnë

10/05/2024 11:39
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një video nga takimi me qytetarë në Ngucat të Malishevës.

Abdixhiku tha se aty ka takuar njerëz të mrekullueshëm dhe me zemër të madhe dhe se përballjet e tyre të përditshme duhte të jenë brengat tona.

Ai tutje u shpreh i vendosur për të krijuar mundësi reale si paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor

“Jam i vendosur të krijoj mundësi reale këtu – punë të mira, paga të dinjitetshme, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor.Bashkë me ta, dhe të tjerë plot nëpër Kosovë, mund ta bëjmë shtetin tonë një vend të jetueshëm e të begatshëm, ku familjet kosovare qëndrojnë dhe bëjnë të ardhmen që vërtetë e meritojnë” shkruan Abdixhiku krahas videos raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: