Lajme

Abdixhiku në drekë pune te ambasadori italian: Flasin për situatën në veri dhe gjetjen e një zgjidhje

06/15/2023 12:17
nga:G B

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është pritur në një drekë pune nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, raporton Gazeta Blic.

LDK ka njoftuar se në takim është diskutuar për gjendjen aktuale në veri dhe nevojën për gjetjen e një zgjidhje të menjëhershme.

Abdixhiku ka ritheksuar rëndësinë e bashkëpunimit të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është mirëpritur në drekë pune nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale në vend me theks të veçantë situatën në veri si dhe nevojën për gjetjen e një zgjidhje të menjëhershme. Kryetari Abdixhiku ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe institucioneve dhe aleatëve ndërkombëtarë për të normalizuar situatën, por edhe për përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës për vendimet e pakoordinuara në veri.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij dhe të LDK-së si dhe falënderoi shtetin e Italisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situatën e krijuar. Në takim u diskutuan edhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.