Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në tubimin përmbyllës të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë bëri thirrje për mobilizim qytetar dhe mbështetje masive në zgjedhje.
“Çohuni në këmbë. Kokën nalt, sytë plot dritë! Trokitni çdo derë. Kërkoni çdo votë. Shpëtojeni Kosovën, këtë vend prej ma të bukurve në botë!”,tha Abdixhiku në një postim në faqen e tij në Facebook.
Në fund, Lumir Abdixhiku falënderoi publikun pjesëmarrës për mbështetjen në tubimin përmbyllës të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.


