Lajme

Abdixhiku: Më ka humbur respekti për Konjufcën sepse u bë vegël e Kurtit, unë s’do t’ia kisha bërë të njëjtën gjë Kujtim Shalës

12/23/2025 22:06
nga:Genita C

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një intervistë në Pressing të T7 ka thënë se në të kaluarën ka pasur respekt për Glauk Konjufcën, megjithatë pasi ish-kryekuvendari kishte pranuar të bëhej si mandatar i dytë, një respekt i tillë ka humbur.

Sipas Abdixhikut, Konjufca kishte pranuar të bëhej vegël e Albin Kurtit dhe se në një veprim të tillë s’kishe aspak dinjitet.

Kreu i LDK-së ka shtuar tutje, se një gjë të tillë s’do të mund t’ia bënte e as t’ia kërkonte bashkëpartiakut të tij, Kujtim Shalës.

“S’mundesh me e marrë mandatin e me ia humbë vendit 15 ditë”, ka deklaruar Abdixhiku.