Lajme

Abdixhiku mbrëmje festive me Degën 3 të LDK-së në Prishtinë: Plot entuziazëm, pozitivitet dhe vullnet!

12/16/2024 22:20
nga:G B

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur mbrëmje festive me veprimtarë e qytetarë të Degës 3 në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se fryma e ndryshimit po shprehet në çdo aktivitet, ku plot entuziazëm, plot pozitivitet, plot vullnet ishte mbrëmja e sotme.

Ai ka shtuar se ndryshimi po vjen dhe është i lumtur për momentumin e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Mbrëmje festive, mbrëmje takimi e mobilizimi me veprimtarë e qytetarë të Degës 3 në Prishtinë.

Fryma e ndryshimit e momentumi i mirë në Kryeqytet, po na shprehet në çdo ngjarje e në çdo aktivitet. Si në shënime festive, ashtu dhe në takime e tubime. E tillë ishte dhe mbrëmja e sontme në Degën 3!

Plot entuziazëm, plot pozitivitet, plot vullnet!

Ndryshimi po vjen!

Mes përmbylljes së një viti, e nisjes së tjetrit me qëllim për ndryshim, gjejmë Prishtinën, Degën 3 e lagjet ikonike të Kryeqytetit, në thirrje për bërjen e ndryshimit sërish, siç e bënë 3 vite më parë! Prishtina dhe LDK janë tashmë një!

I lumtur me momentumin tonë!

Kurreshtarë për të ardhmen plot dritë që do ta bëjmë!

#behundryshimi