Lajme

Abdixhiku mbetet pa fjalë nga tubimi në Rugovë: Ndjenja në këtë sallë ishte e fitores

01/19/2025 17:32
nga:G C

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur emocionet e tij të thella pas një tubimi madhështor në Rugovë.

Abdixhiku e konsideroi këtë tubim masiv, me plot entuziazëm si ringritje të së djathtës si në kohët më të mira.

Postimi:

Rugovë!

Pa fjalë!

Gazi kishte vendosur shallin e vitit 2001, atë që e barte Ymer Muhaxheri gjatë prities së Rugovës. Dhe ndjenja në këtë sallë ishte e fitores.

‘I herë flasin rugovasit’! Këtë e kam mësuar nga ta!
‘I herë’ fola dhe unë! Zotimet e burrit janë prej guri! Do t’u rri në fjalë!

Por tani, kemi festë! Po e përjetojmë ringritjen e djathtë si në kohët më të mira! Kushtrimi ka rënë tashmë!

Pa fjalë!
Plot emocion! Rugova po kthehet fort!
Shtëpia e madhe ka hapur derën e popullit, prandaj dhe jemi krenar! ✌️