Lajme

Abdixhiku: Mbështes vendimin për ndalimin e doracakëve të Edukatës Seksuale, të gjitha komunat të marrin hapa të tillë!

11/14/2024 18:28
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të marrë nga drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu për ndalimin e doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’.

Kryetari i LDK-së ka deklaruar se e mbështet një vendim të tillë dhe se hapa të ngjashëm duhet të merren në të gjitha komunat e Kosovës.

“Të gjitha komunat e Kosovës të marrin hapa të ngjashëm dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre, dhe kështu të mbrojnë fëmijët tanë nga eksperimentet e pushtetit” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.

Ai tutje ka potencuar se ‘Me LDK-në, pas 9 shkurtit, do ta kthejmë dinjitetin e mësimdhënësve dhe vet institucionit arsimor’

Reagimi i plotë:

Mbështes, vendimin e Jehonës dhe të Kryeqytetit në ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukatë Seksuale dhe Shëndeti riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës.

Të gjitha komunat e Kosovës të marrin hapa të ngjashëm dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre, dhe kështu të mbrojnë fëmijët tanë nga eksperimentet e pushtetit!

Me LDK-në, pas 9 shkurtit, do ta kthejmë dinjitetin e mësimdhënësve dhe vet institucionit arsimor. Shkollat do të jenë një vend ku fëmijët tanë do të jenë të sigurtë, të dijshëm e të zhvilluar!

 

Lushaku -Sadriu ndalon në shkollat e Prishtinës doracakët e Edukatës Seksuale- E paprecedentë si po e trajton ky pushtet familjen