Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur tubim në Prishtinë, në Degën 2, të kësaj partie, duke e cilësuar të njëjtin si mbresëlënës, duke thënë se kryeqyteti këtë herë prinë ‘’fortë për ndryshim’’.
Ai ka kërkuar që t’i jepet Prishtinës një qeveri që nuk bllokon, por ndihmon, dhe e ‘’ndihmon fort me plot 1.5 miliardë euro investime’’.
Postimi:
Kjo është Prishtina! Dega 2.
Tubim mbresëlënës në ‘Sami Frashëri’.
Sa shumë energji. Sa shumë lidhje. Sa shumë motiv. Prishtina këtë herë prinë fort për ndryshim.
Dhe kjo degë ka super kandidatë në listë. Jehona Lushaku Sadriu me numër 8; Florian Dushin ne numër 34; Jeta Rafuna me numër 39; Berat Rukiqin me numër 40 dhe Sevdije Abazi me numër 105.
Le t’i japim Kryeqytetit një Qeveri që nuk e bllokon, nuk e saboton, por e ndihmon. E ndihmon fort me plot 1.5 miliardë euro investime.
Ky është zotimi ynë Prishtinë!
Koha të bëjmë të ardhmen.


