Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka publikuar video nga tubimi madhështor në Istog, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se kushtrimi bie për ata që kanë zemër e mendje të dëgjojnë.
“Liri, Pavarësi, Demokraci! Kushtrimi bie për ata që kanë zemër e mendje të dëgjojnë! Faleminderit Istog! #behundryshimi”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Derisa ka theksuar fjalët “Liri, Pavarësi, Demokraci”, Abdixhiku ka thënë se Serbinë e kemi mundur njëherë dhe do ta mundim pëherë.
“Aty ku ata na ndjellin frikën prej Serbisë, ne të djathtit e Kosovës, qytetarët e lirë të kësaj Republike, pasardhësit politik të Ibrahim Rugovës kemi krenarinë. E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim përherë! Jemi tjetër nivel nga 1989 deri më sot”, ka thënë Abdixhiku para qytetarëve në Istog./Gazeta Blic/