Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar anëtarët e LDK-së, në 34 vjetorin e themelimit të partisë.
Abidhxiku thotë se “fundi i vitit 1989, për pjesën më të madhe të Evropës ishte periudhë e rilindjes së demokracisë e vet lirisë njerëzore si rrjedhojë natyrale e rënies së sistemit komunist e totalitar që për dekada kishte mbajtur të shtypur popuj gjithandej Evropës”.
Ai ka shkruar se “lindja e LDK-së, ishte lindje e aspiratave të artikuluara politike të popullit të Kosovës për liri, për pavarësi, për demokraci. Ishte lindje e përpjekjes sonë kolektive për jetë të lirë, të dinjitetshme, të pavarur, në shtetin e Republikës së Kosovës”.
Postimi i plotë: