Lajme

Abdixhiku: Le t’i japim vendit, komunave tona, qytetarëve tanë të ardhmen që e kanë merituar gjithëherë

09/10/2025 11:01
nga:Genita C

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se të shtunën, nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të hapet zyrtarisht fushata zgjedhore e partisë, raporton GazetaBlic.

Tutje, Abdixhiku tha se gjatë këtij eventi do të prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë komunash.

Abdixhiku publikoi një video ku ftoi qytetarët që të marrin pjesë, duke theksuar rëndësinë e një të ardhmeje më të mirë për vendin dhe komunat.