Lajme

Abdixhiku: LDK pranon çdo marrëveshje që është brenda kornizës së Kushtetutës

05/20/2021 22:14
nga:M K

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia që ai drejton do të votojë pro çfarëdo marrëveshjeje që gëzon kushtetueshmërinë e vendit.

Pra, sipas tij, një marrëveshje që në asnjë nen të saj nuk e shkel Kushtetutën e Kosovës, nuk ka arsye që mos ta votojë, përcjell GazetaBlic.

“Padiskutim se do ta votojmë çfarëdo marrëveshje që është brenda kornizës Kushtetutës.

Edhe asociacionin? Cilëndo që do të kalojë në Kushtetutë. Le të thotë z.Kurti që marrëveshja me Serbinë do të kalojë nëpër Kushtetuese, kuptohet se do ta votojmë”, tha Abdixhiku në “Context”.

LEXO EDHE:

Abdixhiku kritika Kurtit: Nuk ka marrëveshje të keqe me NATO-në, ka veç partneritet