Lajme

Abdixhiku: Kur energjia shpenzohet në propagandë, projektet mbesin në letër, autostrada e Gjilanit është shembulli ma i mirë

12/20/2025 22:37
nga:Sh R

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka premtuar se me LDK-në në Qeveri do të përfundohet shpejt Autostrada e Gjilanit.

“Do ta bëjë Autostradën e Gjilanit shumë shpejt dhe Unazën e Jashtme të Prishtinës”, ka thënë Abdixhiku në emisionin JehonaPokitike në Klan Kosova.

Sipas tij, po të kishte vullnet politik kjo autostradë do të kryhej gjatë këtij mandati të kësaj qeverie.

“Është trase e drejtë, pa tunele, po kodrina, por nuk ka vullnet nga kjo qeveri, por vetëm propagandë”, ka thënë Abdixhiku.