Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Strellc të Deçanit, ku kanë kujtuar jetën dhe veprën e Kolonel Tahir Zemajt, në 22-vjetorin e vrasjes të tij.
Abdixhiku tha se kolonel Tahir Zemaj ishte mishërim i guximit dhe atdhedashurisë.
Ai thotë se Kolonel Zemaj si ‘aktivist i orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova ishte shembull vendosmërisë së palëkundur në lartësimin e parimeve të lirisë, demokracisë dhe unitetit kombëtar’
“Kolonel Tahir Zemaj ishte mishërim i guximit dhe atdhedashurisë. Një ushtarak i përkushtuar dhe strateg i pashoq, ai udhëhoqi beteja të lavdishme në Dukagjin, duke i dhënë Kosovës shembullin më të denjë të një çlirimtari. Nga beteja e Loxhës deri te përpjekjet e tij të pandalshme për unitet dhe drejtësi, figura e Tahir Zemajt qëndron si ikonë e qëndresës kundër shtypjes serbe dhe si shkëndijë e paepur që shkëlqeu fort rrugën drejt çlirimit. Si aktivist i orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Kolonel Zemaj ishte shembull vendosmërisë së palëkundur në lartësimin e parimeve të lirisë, demokracisë dhe unitetit kombëtar” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Ai thekson se ikja e tyre në kohë paqeje është dëshmi e betejës së papërfunduar për drejtësi ndaj patriotëve të mëdhenj të vendit.
Postimi i plotë:
Sot, në Strellc të Deçanit, kujtuam me nder dhe krenari jetën dhe veprën e Kolonel Tahir Zemajt, në 22-vjetorin e vrasjes të tij bashkë me djalin Enisin dhe kryetarin e Forumit të Rinisë në Deçan, Hasan Zemajt.
Kolonel Tahir Zemaj ishte mishërim i guximit dhe atdhedashurisë. Një ushtarak i përkushtuar dhe strateg i pashoq, ai udhëhoqi beteja të lavdishme në Dukagjin, duke i dhënë Kosovës shembullin më të denjë të një çlirimtari. Nga beteja e Loxhës deri te përpjekjet e tij të pandalshme për unitet dhe drejtësi, figura e
Tahir Zemajt qëndron si ikonë e qëndresës kundër shtypjes serbe dhe si shkëndijë e paepur që shkëlqeu fort rrugën drejt çlirimit. Si aktivist i orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Kolonel Zemaj ishte shembull vendosmërisë së palëkundur në lartësimin e parimeve të lirisë, demokracisë dhe unitetit kombëtar.
Tragjikisht, më 4 janar 2003, kjo dritë udhërrëfyese u shua nga një dorë e pabesë. Për Tahirin, Enisin dhe Hasanin, lufta përfundoi më 1999, por vrasja e tyre makabre na kujton se liria kërkon jo vetëm sakrifica, por edhe drejtësi. Kjo humbje e madhe mbetet një plagë e rëndë dhe e hapur për të gjithë ne, sepse ikja e tyre në kohë paqeje është dëshmi e betejës së papërfunduar për drejtësi ndaj patriotëve të mëdhenj të vendit tonë.
Prandaj e ardhmja e ndritshme për të cilën punojmë nuk mund të ndërtohet kurrë pa respektuar të kaluarën tonë të lavdishme, dhe çdo hap i yni përpara duhet ta nderojë sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë. Kolonel Tahir Zemaj, Enis Zemaj dhe Hasan Zemaj janë dhe mbeten shembuj të pashlyeshëm të atdhedashurisë dhe guximit, dhe frymëzim për ne dhe për çdo gjeneratë që do ta ndërtojë Kosovën e lirë dhe të drejtë.
Lavdi përjetë jetës dhe veprës së tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! 🙏🇽🇰