Lajme

Abdixhiku kujton rrugën deri te pavarësia: Në themel të saj filozofia politike e atit themeltar të shtetit, Ibrahim Rugovës

02/17/2026 11:58
nga:Sh R

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kujtoi rrugën deri te pavarësia e Kosovës, gjatë fjalës së tij në saencën solemne në Kuvend.

Në themel të kësaj rruge, ai tha se “qëndron filozofia politike e atit themeltar të Republikës sonë, presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe gjithë lëvizjes paqësore të viteve ’90”.

Abdixhiku tha se Rugova i dha “orientim hitorik, epokal” vendit dhe “e ktheu në çështje ndërkombëtare”.

“Lëvizja paqësore nuk ishte zgjidhje e lehtë”, tha ai. Tha se ishte “refuzim i urrejtjes dhe hakmarrjes si mjete politike”.

Ai përmendi edhe luftën e UÇK-së dhe Prekazin, që tha se “e zgjoi ndërgjegjen kombëtare kur padrejtësia kishte arritur kufirin e saj të fundit”.

Sot, Abdixhiku tha se ka “shumë arsye që të jemi krenarë”.