Në 27-vjetorin e vrasjes së Heroit Enver Maloku, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar dhe nderuar jetën dhe veprën e njërit prej figurave kyçe të fjalës së lirë dhe publicistikës kosovare.
Ai theksoi kontributin e Malokut si themelues i Qendrës për Informim të Kosovës, rolin e tij në informimin e botës për të vërtetën e Kosovës dhe sakrificën për liri, pavarësi e demokraci, duke ritheksuar kërkesën për zbardhjen e plotë të vrasjes së tij.


