Lajme

Abdixhiku kritikon Qeverinë Kurti në prag të dy vjetorit të qeverisjes: Përplot premtime të pabëra

02/07/2023 11:33
nga:G B

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti në prag të mbushjes 2 vjet qeverisje, raporton Gazeta Blic.

Ai ka publikuar një video në Facebook, përmes së cilës ka thënë se qeveria do të festojë në këtë kohë kur pagat janë të ulëta e qytetarët nuk kanë kushte të mira për jetesë.

Abdixhiku ka thënë se qeveria nuk i ka shkelur premtimet që i ka bërë.

“Po hymë në vitin e tretë të qeverisjes, me përplot premtime të dhëna e të pabëra.

Gjatë ditëve në vijim do t’i numërojmë ato, si rikujtim i ndryshimit që nuk po ndodhë në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku.

Më poshtë video e tij;