Lajme

Abdixhiku: Kosova, para se të shpallej shtet, ishte projekt – E para se të ishte projekt, ishte ëndërr

02/17/2026 15:58
nga:Genita C

Kreu i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kosova, para se të bëhej shtet, ishte fillimisht ëndërr e më pas projekt që u realizua në shtetësi, raporton GazetaBlic.

Në 18-vjetorin e pavarësisë, ai së bashku me deputetë dhe këshilltarë lokalë vizituan Shtëpinë e Pavarësisë, si vend ku u formësua ideja e shtetit të Kosovës.

Abdixhiku theksoi rolin e lëvizjes paqësore të Ibrahim Rugova dhe sakrificën e familjes Jashari si dhe luftën e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke nënvizuar se të dyja rrugët, ajo paqësore dhe ajo çlirimtare,  plotësojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Ai bëri thirrje për ruajtjen e shtetit, forcimin e demokracisë dhe vazhdimin e rrugëtimit të Kosovës si republikë e përhershme.