Lajme

Abdixhiku: Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot!

07/01/2023 21:15
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Bashkimi Evropian ka njoftuar se kanë hyrë në fuqi masat ndaj Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku në reagimin e tij ka thënë se Kosova nuk ka qenë kurrë më keq se tani ndërkombëtarisht ndërsa Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se tani.

“Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian” shkruan Abdixhiku raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Pezullim i fondeve të BE-së;

Pezullim i MSA-së,

Pezullim i takimeve të nivelit të lartë,

Pezullim i vizitave bilaterale.

Sanksione Kosovës, avancim për Serbinë. Si qenka kjo fitore për ne? Teksa ne përjashtohemi nga programet ushtarake me NATO-n; Serbia vazhdon misionet paqeruajtëse me ta.

Teksa ne humbasim nga programi 7.5 miliardësh për zhvillim dixhital, shtetet e rajonit ecin me hapa të mëdhenj. Kam takuar në vazhdimësi biznese nga komuniteti i IT-së, punëdhënës të jashtëzakonshëm, me potencial dhe më të madh. Sot, humbasin ata dhe të rinjtë që do të punësonin në vazhdimësi

Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur
kurrë më shumë përkrahje se sa tani.

Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit.