Lajme

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për qetësi, drejtësi dhe drejtim të sigurt, jo për improvizime e politika që ndajnë

12/20/2025 19:04
nga:Sh R

Kandidati i LDK-së për Kryeministër Lumir Abdixhiku, sonte ka mbajtur tubim me qytetarët në Junik, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku ka njoftuar se atje kanë folur për Kosovën që ka nevojë për qetësi, drejtësi dhe drejtim të sigurt e jo për improvizime e politika që ndajnë.

Ndër të tjera ai tha se ashtu sikurse në zgjedhjet lokale dhe për qendrore në Junik presim festë.

Postimi i plotë:

Sonte, në Junik, folëm për Kosovën që ka nevojë për qetësi, drejtësi dhe drejtim të sigurt.

Jo për politika që ndajnë, por për punë që bashkojnë.

Jo për improvizim, por për shtet që funksionon.

Junik e di dallimin mes zhurmës dhe vlerës.

Prandaj këtu fjala ka peshë.

Prandaj sikurse për zgjedhje lokale dhe për qendrore në Junik presim festë!

Faleminderit për mikpritjen, për dinjitetin dhe për besimin.