Lajme

Abdixhiku: Kjo nuk është pako e inflacionit, është blerje votash, propagandë, fyerje dhe ofendime!

05/22/2026 10:33
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas pakos së fundit të miratuar nga Qeveria për ndarje të nga 100 eurove për disa kategori.

Abdixhiku në reagimin e tij ka thënë se kjo është blerje votash, propagandë, fyerje, ofendim dhe kriza të njëpasnjëshme.

Ai ka theksuar se po përdoret çdo mjet i mundshëm për të qëndruar me çdo çmim në pushtet.

“Asnjë ide. Asnjë projekt. Asnjë punë.Kjo nuk është pako e inflacionit. Kjo është pako e tentimit për blerje vote. Një përpjekje e vonshme për të mbuluar dështimin qeverisës me paranë e vet qytetarëve. Një ofendim zgjedhor për dinjitetin dhe nevojat reale të njerëzve të vendit, të atyre që i lë si të parafundit në Evropë. Të parafundit!Populli i Kosovës nuk blihet.E ardhmja e tyre nuk është në shitje” shkruan Abdixhiku në reagimin e tij raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: