Lajme

Abdixhiku: Këto zgjedhje përcaktojnë të ardhmen e Kosovës

01/15/2025 21:55
nga:G B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin zgjedhor të mbajtur në Kijevë të Malishevës ka që më 9 shkurt të bëhet ndryshimi i madh.

Abdixhiku tha gjendja në vend është e rëndë.

“Ju ftoj që më 9 shkurt ta bëni ndryshimin e madh pasi që gjendja në vend është e rëndë, gjendja në vend nuk është e mirë, gjendja në vend e mban shtetin larg njerëzve të vet dhe më 9 shkurt shtetin duhet ta kthejmë tek njerëzit e vet. Unë nuk jam këtu të ftoj për ankesa e përçarje e të nxisë urrejtje. Në politikë nuk jemi për t’u sharë por në politikë jemi për të prezantuar projekte për të ardhmen”, tha Abdixhiku.

“Para se gjithash kam një kërkesë që të mobilizoheni prej së vërteti. Këto zgjedhje nacionale nuk janë për të përcaktuar kryeministrin e ardhshëm të Kosovës por janë zgjedhje për të përcaktuar vet fatin e shtetit të Kosovës. A është një shtet i izoluar, nën sanksione e nën masa dhe me një parti populiste dhe e përplasur me secilin aktorë brenda dhe jashtë apo është një vend i zhvillimit dhe mirëqenies, i të rinjve që qëndrojnë këtu,  i projekteve të mëdha infrastrukturore. Ne në LDK e kemi zgjidhjen e qartë, më 9 shkurt votojmë djathtë, ne votojmë numrin 124, ky është obligimi ynë”, u shpreh Abdixhiku.

Kreu i LDK-së theksoi se mbështetja për këtë subjekt po merr formë çdo ditë me takimet që po i mban nëpër qytete.