Lajme

Abdixhiku: Kemi plan ambicioz për sport, kulturë dhe turizëm

12/04/2024 14:18
nga:G C

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka folur përsëri për planin e partisë për Sport, Kulturë dhe Turizëm, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të infrastrukturës në këto fusha, raporton GazetaBlic.

Ai ka përmendur ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Sportit në Bërnicë, ku do të ndodhet një stadium i ri me kapacitet 25,000 deri 30,000 ulëse, i cili do të plotësojë standardet më të larta të UEFA-s dhe do të mbështesë zhvillimin e futbollit në nivel ndërkombëtar.

Abdixhiku theksoi gjithashtu se ky projekt është një pjesë e planit të gjerë të LDK-së për të përmirësuar infrastrukturën sportive dhe kulturore në Kosovë.

Abdixhiku zotohet për investimin më të madh në historinë e sportit kosovar: Stadium Kombëtar, pallat olimpik e pishinë olimpike