Lajme

Abdixhiku ka një kërkimfalje për qytetarët e Pozhoranit

01/05/2025 22:08
nga:G C

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pati një kërkim falje për qytetarët e Pozhoranit.

Sipas një postimi të tij në Facebook, në njërin nga tubimet e LDK-së të mbajtura në Pozhoran, nuk i zuri salla qytetarë të shumtë.

“Qytetarëve të shumtë të Pozharanit, që mbetën jashtë salle sonte, u kërkojë falje! Ju falemnderit për durimin që kishit, e mbi të gjitha, ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe që na dhatë edhe në këtë fshat të Vitisë. I ftova në tubimin hapës më 11 janar! Salla ishte e mbushur përplot; e duartrokitjet, brohoritjet dhe mbështetja e atyre brenda e jashtë na tregojnë qartë se sa të fortë jemi sot! Si në çdo takim, dhe këtu në Pozharan gjetëm shtytjen e nevojshme për rrugën përpara”, ka shkruar kreu i LDK-së.

“Le të qëndrojmë kështu bashkë deri në festën tonë të madhe, nga 11 janari deri më 9 shkurt e tutje! Lidhja është në këmbë”, përfundoi Abdixhiku.