Lajme

Abdixhiku iu reagon të pakënaqurve në LDK: Mendoja se e kishit për Kosovë, por beteja juaj qenka për kryetar të Lidhjes Demokratike

09/08/2026 11:46
nga:Genita C

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke kritikuar, siç ka thënë ai, ambiciet personale që vendosen mbi interesin e shtetit, raporton GazetaBlic.

“S’rrotullohet shteti për një ambicie”, ka shkruar Abdixhiku, duke shprehur keqardhje për atë që e cilësoi si një betejë për kryetarin e LDK-së.

Ai ka theksuar se LDK-ja është njohur për një klasë politike që, sipas tij, dikur vendoste shtetin mbi interesat personale.

E plotë:

S’rrotullohet shteti për një ambicie.

Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje!

LDK njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete.

Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!