Lajme

Abdixhiku ia kujton Kurtit premtimin për 160 çerdhe: Vetëm 4 të realizuara – ndryshimi po vjen

10/28/2024 11:03
nga:G B

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë për mos mbajtjen e premtimit për 160 çerdhe të reja, raporton Gazeta Blic.

Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar videon e kryeministrit Kurti teksa i premtonte ato.

Ai ka thënë se fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë dhe se ndryshimi po vjen.

Postimi i tij i plotë:

Çka u tha e çka s’u bë?

Në politikë, valuta e vetme është fjala e dhënë – zotimi i bërë. 160 çerdhe të premtuara, vetëm 4 të realizuara. Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë!

Ndryshimi po vjen!