Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e regjisores Vjosa Berisha, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka shprehur ngushëllime, derisa ka thënë se ajo ishte plot optimizëm e vullnet për punën e jetën.
“Vjosa, na pikëllove shumë. Ishe plot optimizëm e vullnet për punën e jetën. Përkushtimi e zelli t’u ndalën herët shumë. Ikja jote kaq e shpejtë është humbje e madhe për artin, kulturën e gjithë vendin tonë. Ngushëllime familjes, miqve e gjithë komunitetit artistik”, ka shkruar Abdixhiku në Twitter./Gazeta Blic/


