Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti, raporton Gazeta Blic.
Në fjalën e tij, ai tha se Kurti nuk mund ta bëjë nervoz me ofendime personale dhe se ai kur e shikon veten në pasqyrë është i qetë pasi nuk kanë vdekur njerëz për kauza të tij të rrejshme.
“Nëse mendon se më qet prej taktit ose më nervozon me ofendime personale, e ki gabim. Unë kur e shikoj veten në pasqyrë nuk e kam barrën që kanë vdekur njerëz për kauzën time, nuk e kam barrën që e kam kallë Kosovën për një kauzë të rrejshme, nuk e kam barrën që i kam gënjyer njerëzit e i kam hëngër qershitë një nga një. Jam shumë i qetë”, tha ai./Gazeta Blic/
“A e kishte puth veten apo e kishte pështy”, Kurti i përgjigjet Abdixhikut


