Lajme

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit: Kur nuk ka argumente prodhon material për Tiktok

02/13/2023 15:26
nga:G B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka replikuar kryeministrit Kurti pasi ky i fundit tha “se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë të papjekur”.

Abdixhiku tha se Kurti doli nga vetja pasi i munguan argumentet.

Derisa, ai e paralajmëroi Kurtin që të flas me qetësi ku flet për deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Të ftoj që kur të komunikosh me deputetët e LDK-së të ruash qetësinë. Kur humb argumetnet fillon të prodhojë material për tik – tok” – tha Abdixhiku.