Lajme

Abdixhiku i fton prishtinasit në takim: Do t’i prezantojmë kandidatët për deputetë nga Prishtina

11/01/2024 13:24
nga:Sh R

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar për një takim me qytetarët e Prishtinës më shtatë nëntor.

Në shkrimin e tij, Abdixhiku ka treguar se në këtë takim do të prezantohen kandidatët për deputetë nga Prishtina për zgjedhjet e ardhshme kombëtare.

Abdixhiku ka vlerësuar se “shpresa e ka gjetur rrugën”.

“Në këtë turne, do t’i prezantojmë edhe kandidatët e nominuar për deputet nga Prishtina për zgjedhjet e ardhshme nacionale; e nga aty, bashkë me ta do ta hapim rrugën për të ardhmen plot me dritë!” – ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Turneu i Ndryshimit po e fillon rrugëtimin në Kryeqytet. Më 7 nëntor, nga ora 19:00 mblidhemi në Sallën AMC.
Në këtë turne, do t’i prezantojmë edhe kandidatët e nominuar për deputet nga Prishtina për zgjedhjet e ardhshme nacionale; e nga aty, bashkë me ta do ta hapim rrugën për të ardhmen plot me dritë!
Shpresa e ka gjetur rrugën! Ndryshimi është tani!
Eja në tubimin e Prishtinës! ⚪️🔵
Bëhu ndryshimi!