Lajme

Abdixhiku i del në mbrojtje djalit të Sali Çekajt: E sulmojnë ata që mbushën thasë me vota nëpër ambasada

03/05/2025 10:47
nga:Sh R

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj zyrtarëve të VV-së për sulmet ndaj Hysen Çekajt, djalit të Salih Çekajt, raporton GazetaBlic.

Kjo lidhur me numrin e madh të votave që ai mori në mërgatë.

Abdixhiku ka thënë se Hysen Çekajn po e akuzojnë ata që mbushën thasë me vota nëpër ambasada.

“Kokën lartë Hysen!

Ky mision është fisnik për të gjithë ne. Shihe me çfarë duhet ballafaquar këndej!”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë: