Lajme

Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësisht nga moçali propagandistik i pushtetit

11/18/2024 18:20
nga:G B

“Hykmete Bajrami është zonjë e fortë”, në këtë mënyrë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka përshkruar bashkëpartiaken e tij Bajrami, që kreu i LDK-së thotë se është duke u sulmuar nga pushteti.

Gjatë ditës, Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka ngritur pyetje lidhur me projektin prej 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit në Kosovë, e cila, sipas tij, nuk është funksionale dhe nuk gjendet askund.

Por, Bajrami i është përgjigjur dhe e ka përmendur emrine Jusuf Thaçit që të dëshmojë, më pas Thaçi i dha të drejtë Bajramit në këtë polemikë.

Bajrami vazhdimisht është në përplasje qëndrimesh me pushtetin e Kurtit, më së shumti me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për sa i përket fushës së ekonomisë.

E Abdixiku thotë se Bajrami është model i një gruaje të angazhimit të pastër, të dijshëm e mbi të gjitha profesional.

“Profesoresha Hykmete Bajrami, nënkryetarja e LDK-së, po sulmohet jo rastësisht nga moçali propagandistik i pushtetit. Sulmet ndaj saj – vërtetësia e të cilave më s’po zgjatë as një gjysmë dite – janë përgjigje e dëshpëruar e një pushteti dëshpërues ndaj dekonstruktimit publik që Hykmetja bën në gjithë ekzistencën e vet politike – pothuajse çdo ditë!Prandaj, si e tillë, ajo merr mbështetje të madhe qytetare. Sepse e vërteta vlerësohet nga njerëzit e lirë të kësaj Republike; e veprimtaria publike e një gruaje në politikë s’duket ndryshe përveç se kështu!Hykmete Bajrami është zonjë e fortë.  Ajo mbetet model i një gruaje të angazhimit të pastër, të dijshëm e mbi të gjitha profesional – tipare këto të panjohura për kundërshtaret e saj e tonë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.