Lajme

Abdixhiku: Gara është njëjtë e rëndësishme në çdo komunë ku jemi në balotazh

10/31/2021 21:37
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Blic Interview me Astrit Gashin, ka thënë se gara është njëjtë e rëndësishme në çdo komunë ku kandidatët e LDK-së janë në balotazh.

“Ne kemi marrë vendim, për ne gara është e njëjtë për të gjithë, për mua është e rëndësishme edhe Vushtrria siç është i rëndësishëm edhe Dragashi, siç është i rëndësishëm edhe Istogu, prej komunave më të rëndësishme që kemi, Podujeva dhe të gjitha komunat tjera që jemi në balotazh”, ka thënë Abdixhiku.