Lajme

Abdixhiku flet për mocionin e AAK për shkarkimin e Qeverisë Kurti

06/06/2023 13:05
nga:N M

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia që udhëheqë është e shqetësuar për gjendjen në veri të vendit dhe nuk është e interesuar për deklarime e beteja politike.

Këtë deklaratë ai e bëri para mediave, teksa u pyet nëse LDK-ja do ta përkrah mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Mocioni është veprim politik i cili realizohet kur ka vota. Ju e dini numrin e opozitës në Kuvend. Nuk jemi të interesuar për deklarime politike e beteja politike, por jemi të shqetësuar për gjendjen në veri dhe rrugën që duhet të kemi përpara me aleatët tanë. Kjo është preokupim për ne, çështje të tjera janë të rendit të dytë”, tha ai

Abdixhiku pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Gjendje e paparë në këto 33 vite, Osmani të jetë më e zëshme në këtë momente kritike