Lajme

Abdixhiku: Fetah Rudi dhe Gëzim Hazrolli, kandidatë të LDK-së për deputet

12/04/2025 20:20
nga:Genita C

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar nga selia qendrore e partisë se Dega e LDK-së në Malishevë ka propozuar Fetah Rudin dhe gjeneral Gëzim Hazrollin si kandidatë për deputetë, raporton GazetaBlic.

Ai u shpreh i lumtur për këto propozime, duke vlerësuar kontributin e Rudinit si pjesë e pandashme e historisë së LDK-së.

Abdixhiku u uroi suksese të dy kandidatëve në vazhdimin e rrugëtimit të tyre politik.