Lajme

Abdixhiku: Familjet kosovare në çdo takim, shfaqin ndjenjën e thellë të dëshpërimit, ndryshimin e vërtetë do ta gjejnë tek ne!

10/17/2024 20:24
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimet e tij me qytetarë në fshatin Zaskok të Ferizajt, tek familja Çerkini.

Abdixhiku përmes një shkrimi në Facrbook tha se bashkë me banorë të tjerë të këtij fshati, diskutuan për sfidat e mëdha që ata kanë në çdo përballje.

“Të lënë vet e pa mbështetje, familjet kosovare në çdo takim shfaqin ndjenjën e thellë të dëshpërimit, por mbi të gjitha të thirrjes për shpresë e ndryshim. Këtë ndryshim, të vërtetë, do ta gjejnë tek ne. Ndër të tjerash – me këta qytetarë, diskutuam dhe për rëndësinë e familjes, dhe konceptin tonë politik të djathtë që brenda programit ‘Rruga e Re’ e vendosë familjen në qendër” shkruan Abdixhiku raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku thotë se takimet me qytetarë dhe pritja me plot shpresë nga ambientet familjare vazhdon të jetë konfirmim i momentumit të mirë nëpër të cilin po e kalojnë si LDK.

Postimi i plotë: