Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falenderuar komunat e udhëhequra nga kjo parti që refuzuan tekstet e Edukatës Seksuale.
Ai në shkrimin e tij theksoi se ky reagim i tyre bëri që Qeveria të ndryshojë qëndrim radikalisht.
“Mirënjohje Prishtinës, Pejës, Lipjanit, Istogut, Vitisë, Fushë Kosovës, Obiliqit, Junikut e Dragashit!Falënderoj dhe qytetarët e Kosovës për reagimin e shpejtë e të vendosur; dhe kështu bërjen qartë të orientimin e popullit të Kosovës.Pas 9 shkurtit, si Qeveri e Ndryshimit, do të përmirësojmë përmbajtjen e teksteve në fjalë në nivel nacional! Si parti e qendrës së djathtë, familja dhe fëmija do të jenë dhe të mbrojtur dhe të përkujdesur” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”
Reagimi i plotë:
Dua të shpreh falënderim publik e mirënjohje të 9 komunave të udhëhequra nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale – dhe kështu detyruan Qeverinë të ndryshoj pozicion radikalisht! Nga insistimi mbrojtës i përmbajtjes së teksteve në Kuvend, tek tërheqja e plotë e tyre!
Mirënjohje Prishtinës, Pejës, Lipjanit, Istogut, Vitisë, Fushë Kosovës, Obiliqit, Junikut e Dragashit!
Falënderoj dhe qytetarët e Kosovës për reagimin e shpejtë e të vendosur; dhe kështu bërjen qartë të orientimin e popullit të Kosovës.
Pas 9 shkurtit, si Qeveri e Ndryshimit, do të përmirësojmë përmbajtjen e teksteve në fjalë në nivel nacional! Si parti e qendrës së djathtë, familja dhe fëmija do të jenë dhe të mbrojtur dhe të përkujdesur!