Lajme

Abdixhiku falenderon 500 vullnetarët e regjistruar- Plot energji e vullnet tek të rinjtë!

12/18/2025 13:22
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falenderuar 500 vullnetarët regjistruar nëpër Kosovë deri më tani.

“Energji e pozitivitet me vullnetarët e LDK-së” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.

Abdixhiku ka njoftuar se sonte nga ora 21:00 së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ndezin dritat e fundvitit.

Postimi i plotë:

Energji e pozitivitet me vullnetarët e LDK-së! 💙💜

Falenderim i veçantë për 500 vullnetarët e regjistruar nëpër Kosovë deri më tani. Plot energji e vullnet tek të rinjtë.

Sonte, nga ora 21:00, pas tubimeve nëpër Kosovë, shihemi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Bashkë me Përparimin, i ndezim dritat e fundvitit dhe i japim qytetit tonë dritë, shpresë e gëzim. Ejani.