Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me Vjosa Osmanin dhe bashkëpartiakë kanë qëndruar sot në Istog dhe Klinë për të falenderuar strukturat.
Abdixhiku tha se sot kanë nisur ciklin e falenderimeve për njerëzit, strukturat dhe aktivistët e LDK-së për kohën, energjinë dhe zemrën që dhanë në këtë proces.
“E nisëm në Istog dhe Klinë, për të vazhduar në çdo qytet e degë tjetër në vend.Rrugëtimi ynë sapo ka nisur, e puna jonë do të rritet edhe më shumë. Do të vazhdojmë në secilën degë e në secilin qytet tonin, me të njëjtën mirënjohje për njerëzit e vërtetë që japin aq shumë, pa kërkuar asgjë në këmbim.Si shenjë mirënjohje, si shenjë dedikimi për vazhdim” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


