Lajme

Abdixhiku e uron Zhegrovën pas transferimit në Juventus: Të priftë e mbara

08/31/2025 22:57
nga:Lorik J

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është lojtari më i ri i gjigantit italian Juventus.

Ai ka marrë urim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Here we go! Të priftë e mbara Edon. Vazhdo të na bësh krenar djalosh”, ka shkruar Abdixhiku.