Lajme

Abdixhiku e Osmani mbërrijnë në Kuvend për takim me Kurtin

07/10/2026 18:15
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë mbërritur në objektin e Kuvendit për takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

Takimi ishte paraparë të niste në ora 18:00.

Kurti është takuar mëngjesin e sotëm edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

/Gazeta Blic/