Lajme

Abdixhiku: E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithherë!

11/30/2024 14:40
nga:Sh R

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në ‘Turneun e Ndryshimit’, në Gjilan ka thënë se s’ka forcë e as shëprthim, s’ka akt terrorist e as grup kriminal që mund të rrënojë shtyllat e Republikës.

Abdixhiku tutje thekson se Kosova e ka mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithëherë, raporton GazetaBlic.

“Koha ta mundim dhe ngecjen, izolimin e përçarjen e madhe brenda Kosovës. Unë besoj në Republikën e Kosovës!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Dhe nga Gjilani, vendlindja e kryengritësve të mëdhenj, patriotëve si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, më lejoni të them se s’ka forcë e as shpërthim, s’ka akt terrorist e as grup kriminal që mund të rrënojë shtyllat e Republikës.

E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithherë!

Koha ta mundim dhe ngecjen, izolimin e përçarjen e madhe brenda Kosovës. Unë besoj në Republikën e Kosovës!

Faleminderit Gjilan!
#behundryshimi