Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot do të jetë në Krushë të Madhe, Rekë të Keqe, Dobrajë, Greme dhe Ferizaj.
Ai ka thënë se e ardhmja u takon atyre që besojnë dhe ka porositur për pozitivitet e punë.
“Ditë e re, tubime të reja! Rekë e Keqe, Krushë e Madhe, Shtime, Dobrajë, Greme e Ferizaj – shihemi sot!
Rrini pozitiv, qëndroni drejtë, punoni fort! E ardhmja ju takon atyre që besojnë!”, ka shkruar Abdixhiku.