Lajme

Abdixhiku do të kërkojë mbështetje për Kosovën në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

05/29/2022 13:16
nga:G B

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane i cili mbahet më 31 maj dhe 1 qershor, në Rotterdam, raporton Gazeta Blic.

Përmes një njoftimi për media, LDK ka bërë të ditur se Abdixhiku do të kërkojë mbështetje për Kosovën në Kongresin e Partive Popullore Evropiane.

Komunikata e plotë:

Pas takimit me mërgimtarë në Belgjikë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të vazhdojë udhëtimin e tij për në Rotterdam, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane i cili mbahet më 31 maj dhe 1 qershor. Në këtë Kongres marrin pjesë liderë të partive të djathta evropiane, të cilat janë anëtare të PPE-së.

Po ashtu, kryetari Abdixhiku do ta ketë fjalën e tij, me ç’rast do t’ju drejtohet të pranishmëve për sfidat me të cilat po përballen qytetarët tanë si dhe do të kërkoj mbështetje për Kosovën në proceset integruese, ndërsa fjalimin e tij do ta pranoni në kohë.

Kryetari Abdixhiku do të zhvillojë edhe takime me Presidentin e PPE-së si dhe liderë tjerë. Për të gjitha takimet dhe temat e diskutimit do të njoftoheni ndërkohë.