Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidatin për kryetar të Prishtinës nga ky subjekt politik, Përparim Rama, kanë mbajtur takim me banorë të Degës 4.
Abdixhiku tha se kjo degë ishte krejt e qartë, ‘E qartë për Përparim Ramën, e qartë për Lidhjen Demokratike të Kosovës’.
“Në Kryeqytet kanë nisur gjithmonë ëndrrat e ndryshimet e mëdha. Në Kryeqytet po vuloset lidhja jonë me qytetarë. Më 12 tetor qytetarët e Prishtinës dhe LDK bëhen një. Dhe këtë lidhje tonë s’ka forcë që e mdalë tashmë!Ju faleminderit për një mbështetje të paharrueshme. Ju faleminderit që po i jepni shtytje vizionit dhe rrugës tonë. Ju faleminderit për këtë bashkëudhëtim për qytetin që të gjithë e dojmë” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Prishtina sonte, Dega 4, ishte krejt e qartë.
E qartë për fitoren tonë.
E qartë për Përparim Ramën.
E qartë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në Kryeqytet kanë nisur gjithmonë ëndrrat e ndryshimet e mëdha. Në Kryeqytet po vuloset lidhja jonë me qytetarë. Më 12 tetor qytetarët e Prishtinës dhe LDK bëhen një. Dhe këtë lidhje tonë s’ka forcë që e mdalë tashmë!
Ju faleminderit për një mbështetje të paharrueshme. Ju faleminderit që po i jepni shtytje vizionit dhe rrugës tonë. Ju faleminderit për këtë bashkëudhëtim për qytetin që të gjithë e dojmë!
Prishtina duhet; s’lakmohet!
#LDK113


