Lajme

Abdixhiku: Burbuqe Berisha iku para kohe nga kjo botë, duke lënë pas vetes një trashëgimi krijuese të pavdekshme!

10/27/2021 15:16
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për regjizoren Burbuqe Berisha pas ndarjes së papritur nga jeta.

Abdixhiku në telegramin e tij të ngushëllimit tha se Berisha iku para kohe nga kjo botë, duke lënë pas vetes një trashëgimi krijuese të pavdekshme, e cila e bën atë të përjetshme.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të një prej regjisoreve më të shquara të dy dekadave të fundit në Kosovë, Burbuqe Berisha. Autorja, regjisorja e producentja, e që njëkohë drejtonte edhe Teatrin Kombëtar të Kosovës, profesoresha e njeriu i dashur i artit e kulturës sonë, Burbuqe Berisha, iku para kohe nga kjo botë, duke lënë pas vetes një trashëgimi krijuese të pavdekshme, e cila e bën atë të përjetshme. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, komunitetit artistik, studentëve dhe mbarë vendit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Burbuqen!” thekson Abdixhiku në telegramin e ngushëllimit.