Lajme

Abdixhiku: Besa, është vlerë në politikë! Ata nuk kanë besë!

12/16/2025 21:49
nga:G B

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në politikë ka vlerë besa, derisa ka thënë se Vetëvendsoje nuk ka besë.

“Në politikë ka veç një vlerë. Besa. Besimi. Qysh me i besu një njeriu që mashtron? Qysh me i besu një njeriu që kundërshtarin më të madh se ka Lumirin por vetveten”, ka thënë Abdixhiku në Debat Plus në RTV Dukagjini.

“Politika duhet të bëhet me njëfarë dinjiteti sepse nuk është gjithçka te vota. Duhet me të ardh marre kur e njeh dikë krejt jetën e i thu je bashkëpunëtor i Serbisë. Për besë është njëfarë marre. Nuk është gjithçka te vota. Thu po i hupi do vota por s’po e them këtë. Duhet me u skuq pak. Trego pak dinjitet burrnor”, ka thënë Abdixhiku.