Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe në Prekaz për nder të 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Abdixhiku tha se sot nderojmë sakrificën e madhe e sublime të familjes Jashari, të komandantit legjendar Adem Jashari, si një sakrificë të vet themelit të lirisë, pavarësisë e shtetësisë së Republikës së Kosovës.
“Ai po ashtu, nderoi dhe përkujtoi të gjithë martirët, të rënët dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbi sakrificën e të cilëve, jetojmë në Kosovën e sotme dhe përjetojmë të ardhmen tonë” thuhet në njoftimin e LDK-së raporotn “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


