Lajme

Abdixhiku: 9 shkurti është fati jonë, thirrja jonë, fitorja jonë

01/06/2025 12:00
nga:N K

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë hedhjen e shortit për partitë e certifikuara që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në këto zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës, do të jetë me numrin 124, shkruan GazetaBlic.

Derisa, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkroi se 9 shkurti është fati jonë, thirrja jonë, fitorja jonë.

“124 është numri ynë! ✌️

9 shkurti është fati jonë, thirrja jonë, fitorja jonë!”, shkroi ai në Facebook.